Pse të rinjtë sot po tundohen gjithnjë e më shumë nga seksi tresh? – AlpeGossip
Pse të rinjtë sot po tundohen gjithnjë e më shumë nga seksi tresh?

Pse të rinjtë sot po tundohen gjithnjë e më shumë nga seksi tresh?

Të gjithë e kemi çuar qoftë edhe një herë nëpërmend seksin me dy persona të tjerë, sipas një studimi. Studiuesit e universitetit New Brunswick zbuluan se studentët kanadezë po konsiderojnë gjithnjë e më shumë ‘ménage à trois’, por stepen së eksperimentuari nga frika e stigmatizimit.

 

U analizuan 300 studentë heteroseksuale dhe u pyetën nëse kanë bërë ndonjëherë seks me dy persona, apo nëse kishin interes dhe nëse po, do të donin të bënin treshe me vajza apo djem? Në përgjithësi burrat ishin më të interesuar të bënin treshe, por donin më tepër treshe që përfshijnë dy vajza dhe jo dy djem dhe një vajzë, kjo sepse i druhen paragjykimit në shoqëri.

 

Studiuesja Dr Ashley Thompson thotë se diçka e tillë vjen nga mënyra se si shoqëria shikon sjelljet seksuale brenda të njëjtit seks. “Ka mesazhe në media dhe shoqëria që lënë të kuptohet se është OK për dy vajza seksi të bëhen bashkë, por jo për dy djem,” shprehet ajo.

Vajzat janë më të shqetësuar për stigmatizmin që shoqëron të qenit seksualisht eksperimentuese, ndaj ishin po aq të interesuara për të bërë një treshe sa ç’janë djemtë për të bërë treshe me një djalë dhe me një vajzë tjetër. Gratë në përgjithësi mund të përjetojnë pasoja më negative se burrat. Diçka e tillë mund të lidhet me paragjykimin dhe të kthehet në ndjenjë faji dhe turpi.

Burimi: The Independent