Jasmina dhe Mevlani kanë diskutuar ashpër në puntatën e sotme të “Përputhen”. Mevlani tha se vajzat shqiptare shohin më shumë X5-ën sesa sjelljen e djemve, duke i quajtur materialiste.
Jasmini: E bëre dhe një koment javës që shkoi, “vajza si puna jote”, nëse do t’i thuash gjërat troc, thuaji, mos m’i bie rreth e rrotull. Tani komenti i X5-ës…
Mevlani: Ishte në përgjithësi, nuk ishte për ty
Jasmini: Femrat, kë ke përballë ti?
Mevlani: Femrat thashë, jo ti
Jasmini: Unë ku futem?
Mevlani: E rithem prapë, sepse nëse nuk të pëlqen një që është xhentil
Më tej kur Jasmina po komentonte takimin e saj me Andin, u shpreh se ai nuk i fal shumë siguri. Këtu ndërhyri sërish Mevlani, duke rifilluar debatin:
Mevlani: Ti nuk ke siguri por ndërkohë e afron aq shumë
Jasmini: Po ca të duhet ty m Mevlan?
Mevlani: Dua ta di
Jasmini: Nuk dua të të kthej përgjigje
Mevlani: Po mashtron. Thua nuk kam siguri…
Jasmini: E sqarova te klipi po më duket veshët nga mosha nuk të punojnë
Mevlani: Nga mosha moj motër, na kanë lënë veshët. Mos mendo se bën figurë të mirë me ato ofendimet e tua, mundohu të jesh më e sjellshme
Jasmini: Pa merak se nuk kam bërë asnjë ofendim akoma, kur të të ofendoj s’do kesh koment për të më dhënë. Ti për ofendim, më ofendove që të pjesa e parë. Ca ishte ajo femra si puna jote?
Mevlani: Ta shpjegova…ti hyre me ofendime, unë thjesht u kundërpërgjigja
Jasmini: Pulë pa kokë, po ta shpjegoj se ndoshta nga injoranca jote nuk e kupton, do të thotë që nuk di ku shkon, se ik te ajo, ik te ajo…prandaj ta bëra krahasim
Në fund të puntatës, Jasmini refuzoi të thoshte emrin e djalit për takimin e rradhës. “Nuk dua të përgjigjem, jam me nerva”, tha ajo.
Konkurrentja u përlot dhe doli nga studioja, ndërkohë që Mevlani sqaroi se nuk e kishte për të komentin e tij mbi vajzat shqiptare.