DUHET TË ZBULOJNË DETAJET/ Supermodelet Bella, Kendall dhe Hailey në gjyq për mashtrim – AlpeGossip
DUHET TË ZBULOJNË DETAJET/ Supermodelet Bella, Kendall dhe Hailey në gjyq për mashtrim

DUHET TË ZBULOJNË DETAJET/ Supermodelet Bella, Kendall dhe Hailey në gjyq për mashtrim

Dy agjenci që përfaqësojnë supermodelet si Bella Hadid, Kendall Jenner, Hailey Bieber dhe Emily Ratajkowski së shpejti do të detyrohen të zbulojnë detajet rreth pagesave që morën nga mashtruesi Billy McFarland për festivalin e dështuar të vitit 2017 ‘Fyre’.

Yjet e pasarelave do të duhet të tregojnë informacionet që morën rreth pagesave për promovimin e festivalit.

Administratori që mbikqyr falimentimin e Fyre Media, i kërkoi një gjyqtari që të thërrasë në gjyq të famshmit që ndihmuan në promovimin e festivalit që u mbajt në Bahamas, sipas Billboard.

Gregori Messer, me thirrjen e modeleve në gjyq shpreson të kuptojë se çfarë ndodhi me gjithsej 26 milionë dollarë që u mboldhën nga investitorët e Fyre.

Dy vjet më parë, organizatori Bill McFarland mashtroi investitorët me rreth 26 milionë euro, duke u premtuar organizatorëve një “festival që bota kurrë nuk e ka parë.” Të interesuarit u mashtruan duke paguar një biletë deri dhjetë mijë euro, për një strehim “luks” në ishullin e largët.

Jenner në mënyrë specifike thuhet se mori 250.000 dollarë për një postim të vetëm në Instagram rreth festivalit.

Modelet do të duhet të shpjegojnë se si i morën paratë dhe për këtë arsye nuk kanë respektuar ligjin federal dhe publikimet i kanë shënuar si reklama të paguara.