Sherri me Gëzim Kamen, flet për herë të parë Ema Andrea! – AlpeGossip
Sherri me Gëzim Kamen, flet për herë të parë Ema Andrea!

Sherri me Gëzim Kamen, flet për herë të parë Ema Andrea!

Pak kohë më parë u diskutua gjatë në media debati i zhvilluar mes Genti Kames dhe Ema Andreas.
Një reagim në Facebook i aktores mbi çështjen e teatrit bëri që Genti ti drejtohej asaj me fjalë tejet ofenduese. Ema nga ana tjetër zgjodhi të mos i përgjigjej publikisht. E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” aktorja ka treguar se përse nuk reagoi ndaj ofendimeve të Kames.

“S’kam asnjë reagim publik.
Përpiqem të jem enpatike. I kuptoj njerëzit që synojnë famë, 20 burra që sulmojnë një femër, që kanë keqkuptime. Unë kur dal në publik nuk dal si gjini, jam e hapur për debatet. Jemi të ndjeshëm, impulsiv por gjithmonë ka një masë. Ne shqiptarët kurrë s’jemi marrë me argumentin por unë nuk dua të shkoj tek ai nivel. Nuk më dëmton asgjë, është opinion personal i pabazuar.”,- shprehet Ema.