Ardit Gjebrea ZBULON të rejat! Ndryshime të mëdha në emisionin “E diela shqiptare”: Do të nisim… (VIDEO) – AlpeGossip
Ardit Gjebrea ZBULON të rejat! Ndryshime të mëdha në emisionin “E diela shqiptare”: Do të nisim… (VIDEO)

Ardit Gjebrea ZBULON të rejat! Ndryshime të mëdha në emisionin “E diela shqiptare”: Do të nisim… (VIDEO)

Prej vitesh Ardit Gjebrea është moderator i një prej emisioneve më të ndjekur në Shqipëri, ‘E diela shqiptare’. Ditën e sotme ai ka zbuluar të rejat e fundit të cilat vijnë me mbylljen e sezonit për programin në fjalë. Me anë të një video në ‘Instagram’ Arditi zbulon se studio do të rrënohet pas ditës së sotme. “Do të ndërtohet një studio tërësisht e re për të gjithë. Por unë kam nostalgji për 10 vitet që kam kaluar me publikun dhe të ftuarit në këtë ambient. Jam shumë i emocionuar për ju dhe për studion e re me të cilën do nisim sezonin e ardhshëm”,-kanë qenë disa nga fjalët që ai ka thënë.

Mirupafshim! 😉

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Pas shumë vitesh, pavarësisht ndryshimeve të herë pas hershme në studion e emisionit të së dielës, këtë herë do të ketë ndryshim në të gjithë konceptin vizual të programit. Me siguri sezoni i ri do të nisë me një vizion më modern dhe më pranë teleshikuesve.