BASHKË PREJ 18-VITESH DHE PRINDËR TË NJË VAJZE/ Eneda Tarifa flet për divorcin: Po u trajtua normalisht dhe po nuk u bë dramë… (FOTO) – AlpeGossip
BASHKË PREJ 18-VITESH DHE PRINDËR TË NJË VAJZE/ Eneda Tarifa flet për divorcin: Po u trajtua normalisht dhe po nuk u bë dramë… (FOTO)

BASHKË PREJ 18-VITESH DHE PRINDËR TË NJË VAJZE/ Eneda Tarifa flet për divorcin: Po u trajtua normalisht dhe po nuk u bë dramë… (FOTO)

Eneda Tarifa ka folur sot për divorcin e saj, në një intervistë para fëmijëve të programit “Në kurthin e Piter Pan”.

Këngëtarja u pyet nga fëmijët se si ka mundësi që ka kaq shumë divorce në mesin e personazheve të famshme dhe ajo tha se nuk eshte ashtu siç duket.

Eneda Tarifa

Ishte pikërisht pyetja “pse artistët divorcohen më shumë?” ajo që e zuri pak ngushte Enedën. Këngëtarja tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se eshte proçes qe duhet trajtuar normalisht:

Jo se ne divorcohemi më shumë, por ne na duket më shumë, sepse jemi më të dukshëm për njerëzit e tjerë. Divorci është një proces që duhet trajtuar normalisht. Po u trajtua normalisht dhe po nuk u bë dramë, atëherë gjithçka shkon normalisht”,– tha Eneda.

Prej pak vitesh Eneda është ndarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Aria.