“PUSHIMET NUK I DUA”/ Eli Fara tregon si e kaloi peridhën e pandemisë së “Covid-19” – AlpeGossip
“PUSHIMET NUK I DUA”/ Eli Fara tregon si e kaloi peridhën e pandemisë së “Covid-19”

“PUSHIMET NUK I DUA”/ Eli Fara tregon si e kaloi peridhën e pandemisë së “Covid-19”

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë pasditen e djeshme e ftuar tek Rudina, ku ka treguar se si e ka kaluar periudhën e karantinës dhe se çfarë ka menduar për muajt në vazhdim.

Fara është shprehur se gjatë pandemisë së ‘Covid-19’ ka ndjerë zili ndaj të gjithë atyre që vazhdonin të punonin, pasi kështu ata mund të kalonin kohën dhe ta ndjenin më pak peshën e kohës.

Ajo pohoi se e gjitha kjo periudhë është shumë delikate për të gjithë, sidomos artistes që do të jenë të fundit që do të rikthehen në punë.

Eli shtoi se tanimë nuk i ka më qejf pushimet dhe se nuk ka plane për këtë vit pasi i ka mjaftuar koha në shtëpi. Këngëtarja e bukur korçare tregoi se dëshiron vetëm që t’i kthehet punës sa më parë.