Emocionohet Lindoni/ Flet për këngët e papërfunduara të të atit! – AlpeGossip
Emocionohet Lindoni/ Flet për këngët e papërfunduara të të atit!

Emocionohet Lindoni/ Flet për këngët e papërfunduara të të atit!

Ai rrjedhë nga një familje artistësh pasi babai i tij, ka qenë një nga artistët më “in” në vitet ‘90.
Po flasim për Lindon Berishën i cili është djali i artistit të mirënjohur, Agron Berisha që edhe pse është ndarë nga jeta vite më parë ka lenë një sërë hitesh e këngësh të paharrueshme për publikun shqiptar.

Kur interviston Lindonin është e pamundur mos ta pyesësh nëse ka në plan t’i risjellë në një version modern këngët e babait të tij, ose nëse artisti i hitit “Vetëm 5 minuta”, ka lenë këngë të papërfunduara në arkivën e tij.

“Kjo është pyetja më kreative që më është bërë ndonjëherë dhe ju falenderoj shumë.Ka shumë disqe që i ka lenë aty, edhe si demo inçizime. Më ke bërë të mendoj që kur të kthehem në shtëpi të gjurmojë, nëse mund të gjej ndonjë demo. Por besoj që mund të ketë”, ka thënë ai në një intervistë për Lart e Poshtë.

Nga ana tjetër Lindoni ka premtuar që do të sjellë edhe një koncert me hitet e babait të tij, por pak më vonë pasi ka preferuar që fillimisht publiku ta njohë si këngëtar dhe jo si djalin e të famshmit, Agron Berisha