Një djalë i ka shkruar psikologes të “The Sun” se ka tradhtuar të fejuarën e tij dy ditë pasi i kishte propozuar. Ai shprehet se e do çmendurisht, por gjithashtu nuk e ndalon veten që të shkojë me femra të tjera.
Ja letra që i shkruan psikologes:
Nuk kam patur asnjëherë më parë një lidhje kaq të fortë si me të fejuarën time, dhe e di se do e humbas nëse më zbulon. Por vazhdoj ta tradhtoj.
Prindërit e mi u ndanë kur unë isha 11 vjeç pasi babai tradhtonte gjithmonë mamin. Kjo e fundit u lidh me një burrë tjetër pas dy vitesh. Ai e keqtrajtonte, por nëna ime i jepte të gjithë vëmendjen atij e mua më injoronte.