ALKETA NË VERISSIMO/ Italianët fiksohen me ëndrrën e çuditshme që pa vite më parë – AlpeGossip
ALKETA NË VERISSIMO/ Italianët fiksohen me ëndrrën e çuditshme që pa vite më parë

ALKETA NË VERISSIMO/ Italianët fiksohen me ëndrrën e çuditshme që pa vite më parë

Dy javë pas Sanremos, mahnitja e italianëve me Alketa Vejsiun nuk është shuar thuajse fare. Pak më parë, ajo ishte e ftuar në “Verissimo” në Canale 5” ku foli për ëndrrën që e solli në itali, jetën private dhe dashurinë që ka për Italinë dhe Shqipërinë.

Siç e kishim dëgjuar tek “Opinion,” Alketa tregoi se gjithçka nisi nga një ëndërr që pa një natë. Maria De Filippi i doli në ëndërr dhe e qortoi: “Po ti ç’bën këtu akoma?” Alketa u zgjua dhe ia tregoi bashkëshortit i cili e shtyu ta dëgjonte Marian e ëndrrës. Atë ditë dërgoi emailin e parë, fillimi i përpjekjeve për t’u ngjitur në skenën e Sanremos. Pas muajsh të tërë punë, Alketa dhe ekipi i saj i PR gjetën njeriun që mund ta ndihmonte: Lucio Presta. Falë tij, tha ajo në “Verissimo,” u ngjit në Sanremo.

Me të drejtë, Silvia Toffanin, moderatorja, e quajtu Maria De Filippi, Shën Maria. Alketa ra dakord, Twitteri po ashtu.