E KISHIN “BEBIN” DHE U MARTUAN/ Njihuni me VIP-at shqiptar që e bënë me “vonesë” ceremoninë. Nga Sara dhe Ledioni tek… – AlpeGossip
E KISHIN “BEBIN” DHE U MARTUAN/ Njihuni me VIP-at shqiptar që e bënë me “vonesë” ceremoninë. Nga Sara dhe Ledioni tek…

E KISHIN “BEBIN” DHE U MARTUAN/ Njihuni me VIP-at shqiptar që e bënë me “vonesë” ceremoninë. Nga Sara dhe Ledioni tek…

Dasma është kurorëzimi i një dashurie dhe nisja e një epoke të re në krah të partnerit që ke zgjedhur për të kaluar jetën.

Këtë javë u zhvillua një nga dasmat më të bujshme të vitit, ajo e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës.

“Dasma e Vitit” u zhvillua në Como të Italisë dhe rrëmbeu vëmendjen jo vetëm të mediave shqiptare, por edhe të atyre të huaja.

Ajo që do të veçojmë nga kjo dasëm është se çifti që u martua ka një fëmijë. Emri i tij është London Noor dhe i vogli është 1 vjeç.

Sara dhe Ledioni

Fiori Dardha dhe Donard Hasani

Prezantuesja dhe moderatorja e emisionit investigativ “Boom”, (që transmetohet çdo mbrëmje në Ora News), në mars të vitit të kaluar kurorëzoi dashurinë e saj disa vjeçare në martesë.

Po flasim për Fiori Dardhën, e cila e veshur me te bardha si nje zane përrallash i ka thënë PO përjetësisht Donard Hasanit, edhe ai personazh mjaft i njohur ne boten e artit si regjisor i talentuar qe ka vene ne skene disa shfaqje teatrore. Nga dashuria disa vjecare, cifti i njohur dhe mjaft i dashur per publikun ka nje djale me emrin Abel, i cili keto dite mbushi 5 vjeç.

Klejdi Kadiu dhe Charlotte Lazzari

Pak javë më parë portali VOX ALBANIAE.VOM publikoi ekskluzivisht lajmin mbi datën e dasmës së balerinit të famshëm shqiptar, Kledi Kadiu, i cili bashkë me partneren e tij, Charlotte Lazzari kishin caktuar të enjten e fundit të qershorit për të kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare.

E kështu ka ndodhur! Pas disa javësh përgatitje, më 28 qershor 2018, në një privatësi dhe ambient të përzgjedhur me shumë shije është zhvilluar dasma e çiftit të njohur.

Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari janë prindër të një vajze 2 vjeç, që quhet Lea.