Një nxënës 14- vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po garon seriozisht për të marrë postin e guvernatorit të Vermont- it. Bëhet fjalë për të miturin Ethan Sonneborn, që mund të kandidojë fare lehtë nisur nga kushtetuta e këtij shteti verli- lindor amerikan.
Nuk ekziston asnje limit moshe për të qeverisur Vermont- in me përjashtim të një kërkese të vetme: të kesh jetuar të paktën 4 vite në Vermont. Ethan ndërkohë ka lindur aty.
I riu Sonneborn e gjen veten në krahun progresist të Partisë Demokratike dhe është deklaruar mbrojtës i familjeve, të klasës së mesme dhe asaj punëtore. Në faqen e tij personale në internet pretendon se ka idetë e duhura për disa tema të rëndësishme si: reforma në sistemin sanitar, zhvillimi ekonomik dhe arsimi, pavarësisht se vetë atij i duhen edhe disa vite për të marrë diplomën.
“Mendoj se jam kandidati që përfaqëson më së miri ndryshimin për të cilin kemi nevojë”, shprehet 14-vjeçari.
Si e justifikon Ethan pjesëmarrjen e tij në garën politike?
“Mendoj se dikush duhet të paktën të jetë në gjendje të marrë një patentë makine para se të bëhet guvernator.” Ja, kaq e thjeshtë!
Tani, kthehu pas në kohë dhe mendojeni veten 14 vjeç