ME FLOKË TË KUQE/ Moderatorja shqiptare shndërrohet në sozinë e yllit turk (FOTO) – AlpeGossip
ME FLOKË TË KUQE/ Moderatorja shqiptare shndërrohet në sozinë e yllit turk (FOTO)

ME FLOKË TË KUQE/ Moderatorja shqiptare shndërrohet në sozinë e yllit turk (FOTO)

Fjoralba Ponarin jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë bjonde, ja që dikur i paska patur flokët e kuqe.

Teksa postonte video në Instagram me mikeshën e saj të ngushtë, prezantuesja e „E Diell“ postoi edhe një video ku shfaqet me flokë të kuqe dhe aty, nisi të bombardohej nga mesazhe në inbox ku i shkruajnë se i ngjan shumë aktores turke Elcin Sangu.

Elcin Sangu, flokëkuqe dhe me lëkurë shumë të bardhë, është e njohur në Shqipëri si protagoniste e disa serialeve të transmetuara në televizionet tona, si përshembull: „Dashuri me qira“.

Fjoralba tregoi në një postim në Instagram gjithë mesazhet që i kanë ardhur për ngjashmërinë me aktoren duke komentuar:

„Unë them të pyesim Elcin-in ç’mendim ka“

Ponari ka qenë bjonde që kur u prezantua për herë të parë për publikun e „Top Channel“ 3 vite më parë tek „The Voice“.

Një vit më vonë, ajo u bë imazhi zyrtar i spektaklit të talenteve dhe këtë vit, u konfirmua si bashkëprezantuese e „E Diell“ në krah të Nevina Shtyllës.