I KALON KUFIJTË SHQIPTAR/ Valdrin Sahiti “prek” tapetin e kuq të “BRIT Awards” – AlpeGossip
I KALON KUFIJTË SHQIPTAR/ Valdrin Sahiti “prek” tapetin e kuq të “BRIT Awards”

I KALON KUFIJTË SHQIPTAR/ Valdrin Sahiti “prek” tapetin e kuq të “BRIT Awards”

Valdrini Sahiti është një emër i njohur në fushën e modës në Shqipëri dhe Kosovë, por jo vetëm. Prej kohësh ai vesh personazhe të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veshjet e tij kërkohen edhe nga klientë që jetojnë jashtë trevave shqiptare, që kanë parë online stilimet e tij.

Këtë herë një lajm shumë i bukur vjen nga Britania, ku vetëm dy ditë më parë u mbajt ‘BRITs Awards’. Mbase nuk e keni vënë re, por dy nga këngëtaret e grupit ‘Little Mix’ janë veshur nga stilisti Valdrin Sahiti. Bëhet fjalë për Jade Thirlwall dhe Jesy Nelson, të cilat u cilësuan nga mediat më të njohura në botë, si të veshurat më bukur.

 

Edhe njëherë tjetër, një emër shqiptar ka kaluar kufijtë me origjinalitetin dhe idetë e veçanta.