“DY GISHT MJALTË” I ELVANËS DHE ERMALIT/ Jehona e filmit dhe personazhet që nuk i prisnim (FOTO) – AlpeGossip
“DY GISHT MJALTË” I ELVANËS DHE ERMALIT/ Jehona e filmit dhe personazhet që nuk i prisnim (FOTO)

“DY GISHT MJALTË” I ELVANËS DHE ERMALIT/ Jehona e filmit dhe personazhet që nuk i prisnim (FOTO)

Dy gisht mjaltë” është komedia romantike e cila ka tërhqeur gjithë vëmendjen e publikut. Dy protagonistët kryesorë të filmit janë moderatori i njohur Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata. Të dy kanë shpërndarë nëpër rrejet sociale trailer-in e filmit.Filmi flet për një histori dashurie që ka brenda saj, romancë, ndarje, trishtim, rilidhje, dasmë, aventurë, çmenduri.

Gjithashtu theksojmë se për Ermalin kjo nuk është hera e pare që mere pjesë në një projekt të tillë pasi ai ka aktruar edhe tek filmi “Femrat”. Ndërkohë për Elvanën kjo është hera e parë që merr pjesë në një film të mirëfilltë, megjithëse këngëtarja ka mbaruar studimet për regji.

Surpriza më e bukur që ka shtuar kuriozitet tek publiku janë pikërisht aktorët e kastit që do shohim. Si edhe ju vetë mund ta shihni në trailer- et e publikuara, pjesë e kastit janë figura të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, si Bujar Asqeriu, Marjana Kondi , Natasha Sela, Erion Veliaj, Holta Daku, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Megi Pojani.
Mesa duket përfshirja e gjithë aktorëve më të mire të ekranit shqiptar ka “thyer akullin” të cilin Elvana ngriti me përfshirjen e të fejuait në ngjarjen e bllokut.

Me siguri të gjithë jemi kurioz jo vetëm për filmin por nëse edhe ky projekt do të rezultoj i suksesshëm për Ermalin dhe Elvanën.
Filmi do të jepet në datën 28 mars ndërkoh le të shohim disa nga skena e shkëputur nga filmi “Dy gisht mjaltë”

View this post on Instagram

së shpejti në të gjitha Kinematë

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

View this post on Instagram

“Pa dashuri” @2gisht_mjalte @lyricalson

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

AlpeNews.al