Blerina Braka shfaqet për herë të parë me bashkëshortin dhe tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO) - AlpeGossip
Blerina Braka shfaqet për herë të parë me bashkëshortin dhe tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Blerina Braka shfaqet për herë të parë me bashkëshortin dhe tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Blerina Braka është ndër të paktat artiste që nuk ka dashur të bëhet pjesë e mediave rozë dhe lajmeve për jetën e saj private.
Është treguar e kujdesshme deri në detaj për ta mbajtur të fshehtë raportin me partnerin e saj dhe nuk ka folur asnjëherë publikisht për të. Madje, edhe kur festoi 35-vjetorin e lindjes, verën e vitit të kaluar në Durrës, Blerina u kujdes që edhe pas atyre pak fotove të dala nga paparacët, të mos u shtonte asnjë koment për lidhjen e dashurisë.

Por tani nuk ka se çfarë të fshehë më. Lidhja e gjatë e dashurisë, së shpejti do të bekohet edhe me një djalë, të cilit çifti ia kanë vendosur edhe emrin – Edeil.

Kanë mbetur vetëm pak javë nga koha kur Edeil do të përshëndetë botën. Blerina dhe partneri i saj janë në qiellin e shtatë dhe gjatë kësaj pritjeje e kanë shfrytëzuar në maksimum të gjithë kohën për të ngrirë kujtimet më të bukura para lindjes. Kështu, jo vetëm baby shower pak ditë më parë, por edhe një këngë e një klip shoqëruar do të jenë kujtime të ëmbla.

E ftuar sot në studion e “Rudina”, Blerina rrëfeu se e gjithë kjo periudhë ka qenë me një përzierje ndjesish, por gjithsesi gjendja më e bukur në botë, që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Siç tregoi ajo, thuajse gjithçka është gati. Tanimë, ajo që mbetet janë vetëm disa ditë. Të gjithë janë në pritje…

Lajmin, për herë të parë, këngëtarja e dha në netët finale të Këngës Magjike, në dhjetor të vitit të shkuar. Sapo kishte kaluar muajt e parë të shtatzënisë dhe që nga koha kur mësoi se ishte shtatzënë, menjëherë i vinte në kokë ritmi i këngës “Pritja e ëmbël”, të cilën këngëtarja e prezantoi për herë të parë nga studio e Rudinës. Megjithëse, siç rrëfeu ajo, e kishte merak që të ishte nëna e një vajze, e ndjente se e kishte djalë: “Në fakt, unë e doja të ishte vajzë, por e ndjeja që e kisha djalë. Madje, edhe pa e mësuar, e dija që e kisha djalë”, – tregon Blerina.

Pak kohë më parë, nga profili i saj në Instagram, Blerina postoi një foto me unaza, përmes së cilës u kuptua se çifti kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre, por nuk kanë zhvilluar ende një ceremoni. Edhe për këtë, në fakt, kanë menduar.
“Kemi menduar që kur djali të bëjë 1-vjetorin e lindjes, të bëjmë edhe dasmën”, – thotë ajo.
Por ka ende kohë deri atëherë. Tani, edhe për pak javë, ajo do të gëzojë me kohë të plotë të voglin e saj, frytin e dashurisë disavjeçare.