PËRDORET SI LËVIZJE NË ZUMBA/ Kërcimi i Aurela Gaçes bëhet i famshëm edhe në Gjermani – AlpeGossip
PËRDORET SI LËVIZJE NË ZUMBA/ Kërcimi i Aurela Gaçes bëhet i famshëm edhe në Gjermani

PËRDORET SI LËVIZJE NË ZUMBA/ Kërcimi i Aurela Gaçes bëhet i famshëm edhe në Gjermani

Në 2014 Aurela Gaçe dhe Young Zerka arritën të rrëmbenin çmimin e parë në ‘Kënga Magjike’ dhe kënga e tyre “Pa Kontroll” u bë hit.

Madje duket se ka kaluar kufijtë shqiptarë dhe përveç melodisë është bërë shumë i famshëm edhe kërcimi i Aurelës.

Gjatë performancës së saj në “Kënga Magjike” në një moment Aurela dridhet e tëra për të treguar dhe përçuar gjithë adrenalinën që të jep kënga. Pikërisht ky kërcim i Aurelës është huazuar si lëvizje për zumba në një palestër në Gjermani.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihen të gjithë njerëzit duke lëvizur njësoj si Aurela sapo fillon pjesa më e fuqishme e këngës. “Kjo ishte e fortë. Jo po si ma morën lëvizjen. Trefazori hyn në punë për zumba”, – ka shkruar Gaçe me shaka.

Gjermanët tani sapo na dhanë një ide shumë të mirë, sepse ndoshta edhe në Shqipëri kërcimi i Aurelës mund të përdoret për zumba.