Ish-missi Valbona Selimllari është cilësuar si një ndër ikonat e bukurisë shqiptare, e cila e ka ruajtur bukurinë e freskinë e saj ndër vite, që prej daljes së parë në ekran.
Jemi mësuar ta shohim pothuajse me të njëjtin look, me flokët e gjatë të stiluar në mënyra të ndryshme, mirëpo me siguri s’do e njihni në pamje të parë Valbonën në foton e publikuar së fundmi nga vetë ajo.
Valbona ka ndarë me ndjekësit një pozë të vjetër ku shfaqet shumë vite më parë, me flokët e prera shkurt mbi supe dhe me baluke, siç mund ta shihni në foton e mëposhtme.