“I KAM FOBI NJERËZIT E SHËMTUAR”/ Pasi e kryqëzuan për deklaratën, reagon Aurela Hoxha – AlpeGossip
“I KAM FOBI NJERËZIT E SHËMTUAR”/ Pasi e kryqëzuan për deklaratën, reagon Aurela Hoxha

“I KAM FOBI NJERËZIT E SHËMTUAR”/ Pasi e kryqëzuan për deklaratën, reagon Aurela Hoxha

E ftuar së fundmi në emisionin “Pop Culture”, deklarata e Aurela Hoxhës se ka fobi njerëzit jo të bukur ka bërë bujë të madhe në media. E pyetur nga Kelvi Kadilli nëse i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme, modelja është shprehur:

“Për të qenë e sinqertë, po. Do doja të thoja jo, por që kur kam qenë e vogël, mami më ka thënë që kisha një lloj sikleti, frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë.”

Deklarata e saj ka sjellë reagime të mëdha tek publiku, të cilët e kryqëzuan për fjalët që tha, duke i cilësuar si të pahijshme. Pak më parë, Aurela ka reaguar për herë të parë pas deklaratës, duke postuar disa poza seksi e sapodalë nga dushi, duke injoruar kështu plotësisht ata që iu vunë kundër.