Mungesa e hekurit shpesh është e nën diagnostikuar – dhe e pazbuluar. Kini kujdes për këto shenja se keni zhvilluar anemi të mungesës së hekurit.
Lodhja është ndoshta simptoma që zakonisht lidhet me mungesën e hekurit. Arsyeja e lodhjes? Mungesa e oksigjenit që rrjedh përmes trupit tuaj. Kur keni anemi ju keni më pak qeliza të gjakut për të transportuar oksigjen në organet vitale të trupit. Kjo defiçensë e oksigjenit është globale dhe mund të shkaktojë simptoma të paqarta si lodhja, dhimbja e kokës dhe dobësia
Sindromi i këmbës që duhet lëvizur: një çrregullim i sistemit nervor që krijon atë ndjesi dhe krijon lodhje tek këmbët dhe dëshirën për t’i lëvizur ato në mënyrë që të evitohet kjo ndjesi. Një kërkesë për të lëvizur këmbët që mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës, është një nga simptomat më të pazakonta të mungesës së hekurit.
Thënia e vjetër mund të jetë “Kur keni duar të ftohtë jeni të sinqertë”, por duart e ftohta mund të vërtetojnë se keni anemi, sipas Klinikës Mayo.
Dhimbje në gjok mund të jetë rezultat i anemisë, për shkak se trupi juaj është duke u përpjekur t’ju thotë të shtriheni dhe të lini oksigjenin te shkojë në tru dhe neë zemë.
Nëse e gjeni veten duke marrë shumë ilaç për dhimbjen e kokës, mund të fajësoni aneminë, pra mungesën e hekurit. Kur keni anemi ju keni më pak qeliza të gjakut për të transportuar oksigjen në organet vitale të trupit, ky deficit i oksigjenit mund të shkaktojë simptoma të paqarta si dhimbje koke