Albi Nako shkon me Albën në evente, gazetari e thumbon: Si ndihesh kur përmendesh për… (VIDEO) – AlpeGossip
Albi Nako shkon me Albën në evente, gazetari e thumbon: Si ndihesh kur përmendesh për… (VIDEO)

Albi Nako shkon me Albën në evente, gazetari e thumbon: Si ndihesh kur përmendesh për… (VIDEO)

Prej kohësh tashmë në rrjetet sociale qarkullojnë lajme për një lidhje të mundshme mes koreografit Albi Nako dhe balerinës e prezantueses së motit në Tv Klan, Alba Hoxha.

Ata janë fotografuar shpeshherë bashkë si në Shqipëri dhe jashtë saj, duke i shtuar edhe më shumë dyshimet.

Por kamera e “Jo Vetëm Modë” i ka kapur me zë dhe figurë. Vetëm pak ditë më parë Nako dhe Hoxha kanë marrë pjesë në “Class Fashion Show” ku nuk i kanë shpëtuar pyetjeve të gazetarit Eni Shehu rreth lidhjes së tyre. Asnjë prej tyre nuk pranoi lidhjen teksa thanë se janë rastësisht bashkë aty.

Eni Shehu: E keni bërë duet tani nga grupi i madh Albi Nako…

Albi Nako: Jemi thjesht rastësisht këtu me Albën, sepse jemi marrë me provat e Class, kjo është e gjitha.

Eni Shehu: Alba po angazhohet si koreografe?

Albi Nako: Ne jemi partnerë, është asistentja ime. Më ndihmon dhe e ndihmoj.

Eni Shehu: Po me motin e ndihmon?

Albi Nako: Sigurisht, bëhet fjalë për xhestikulimin.

Eni Shehu: Si ndihesh ti kur lakohet emri yt, jo si balerinë profesioniste apo për talentin tënd, por për histori dashurie?

Alba Hoxha: Ne kemi patur shumë workshop-e bashkë. Kemi qenë në Bruksel, në Palasë, Paris, etj. Kjo është arsyeja.

Albi Nako: Workshop në Palasë!!! (qesh)

Alba Hoxha: O Albiiii.

/tvklan.al