Fansi “tallet” me të për operacionet plastike, Rashel Kolaneci e lë me “gisht në gojë” (FOTO) – AlpeGossip
Fansi “tallet” me të për operacionet plastike, Rashel Kolaneci e lë me “gisht në gojë” (FOTO)

Fansi “tallet” me të për operacionet plastike, Rashel Kolaneci e lë me “gisht në gojë” (FOTO)

Rashel Kolaneci tashmë është një emër shumë i njohur për publikun, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj shumë seksi.

Nuk kanë qenë të pakta herët kur ajo është përfolur për ndërhyrje të shumta plastike, por duket se Rashel ka një ‘përgjigje’ për të gjithë ata që mendojnë kështu. Në profilin e Instagarmit ajo ka postuar një foto pa make up, duke treguar se si duket natyrale, por sigurisht që nuk mund të mungonin komentet negative të fansave.

Një prej tyre i komenton duke u munduar ta tallë pasi i përmend qerpikët e vënë dhe buzët e bëra, madje vendos edhe një emoji duke qeshur me lot.

Mirëpo ky koment siç duket nuk i ka pëlqyer aspak Rashelit, e cila i është përgjigjur me shumë diplomaci.

Rasheli i thotë se natyre do të thotë pa make up dhe si me qerpikë të vënë si pa qerpikë të vënë, pamja e saj nuk ndryshon. Ajo i thotë që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në trupin e saj madje shkon deri aty ku e fton për ta takuar live e më pas ajo (fansja) do bëhet fansja numër 1 e saj.

Nuk kishte si të mungonte edhe puthja në fund.

 

Por ajo çfarë na bëri përshtypje ne të intv.al është fakti se Rasheli e fshiu këtë koment më vonë. Nuk e dimë pse, mund të jetë pak ironike, por Rasheli di si t’i trajtojë fansat.