KËMBËZBATHUR DHE E VESHUR ÇUDITSHËM/ Selena Gomez vuan gjendjen e mikeshës së saj Demi Lovato (FOTO) – AlpeGossip
KËMBËZBATHUR DHE E VESHUR ÇUDITSHËM/ Selena Gomez vuan gjendjen e mikeshës së saj Demi Lovato (FOTO)

KËMBËZBATHUR DHE E VESHUR ÇUDITSHËM/ Selena Gomez vuan gjendjen e mikeshës së saj Demi Lovato (FOTO)

Selena Gomez dhe Demi Lovato kanë qenë shoqe shumë të afërta që në moshën 7-vjeçare ku u shfaqën bashkë në shown e Disney Channel, “Barney and Friends”.
E si mikesha e saj e ngushtë Selena është shokuar shumë nga lajmi se Demi Lovato ka kaluar një overdozë droge vetëm pak orë më parë dhe është shtruar me urgjencë në spital.

Ato të dyja kanë qenë gjithnjë pranë njëra-tjetrës në momente të vështira, pavarësisht nëse ishin pranë fizikisht apo jo.

Ditën e djeshme Selena është fotografuar me një veshje aspak të zakonshme , zbathur në rrugë me një bluzë në masë të madhe prapa së cilës shkruhej “Keep The Faith” një mesazh ky që thuhet se lidhet me gjendjen e mikeshës së saj.

Ditën e djeshme mamaja e Selenës, Mandy Teefey ka shpërndarë një kujtim të bukur nga ditëlindja e Selenës, 10 vite më parë në të cilën ajo dhe Demi festonin së bashku.