ZEF DEDA FESTON DITËLINDJEN/ I biri na përlot me postimin në instgram: Sa shpejt vijnë…(FOTO) – AlpeGossip
ZEF DEDA FESTON DITËLINDJEN/ I biri na përlot me postimin në instgram: Sa shpejt vijnë…(FOTO)

ZEF DEDA FESTON DITËLINDJEN/ I biri na përlot me postimin në instgram: Sa shpejt vijnë…(FOTO)

Zef dhe Julian Deda janë ndër aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri. Babë e bir kanë një jetë në skenë dhe vazhdojnë të dhurojnë vetëm të qeshura dhe emocione të bukura. Ditën e sotme aktori i madh i humorit feston ditëlindjen e tij dhe urimi nga i biri nuk mund të mungonte. Juli ka zgjedhur këtë rast për t’i treguar edhe njëherë sa e admiron dhe çfarë rëndësie ka i ati në jetën e tij.

“Se Babushi ka ditëlindjen. E çuditshme, sa shpejt vijnë ditëlindjet e prindërve. Megjithatë, edhe pse kalendari vazhdon punën e tij, ky Bosi këtu ka zgjedhur krejt tjetër rrugë. Ka vendosur të jetë aq sa ndihet, aq sa transmeton, aq sa shohim ne familja dhe ajo që ne shohim tek ai është vetëm deshirë për të përhapur mirësi, dashuri dhe energjinë më pozitive të mundshme. Kështu qofsh gjithmonë i shtrenjti ynë, ne të duam shumë si shembulli i një Babai të suksesshëm në të gjitha drejtimet. Të du fort. P.s. E çfarë do më shumë një djalë si unë, perveçse një Baba si ti, që akoma vdes për Mamin tim…?!?”,-ka shkruar Juli. Disa fjalë zemre janë gjithmonë zgjidhja e duhur për të treguar mirënjohje për prindin apo këdo tjetër.