Pas reagimit të Lorit kundër portalit, vjen i radhës nga Enca: Injorantë, keni zgjedhur të jeni personazhe publike… (FOTO) – AlpeGossip
Pas reagimit të Lorit kundër portalit, vjen i radhës nga Enca: Injorantë, keni zgjedhur të jeni personazhe publike… (FOTO)

Pas reagimit të Lorit kundër portalit, vjen i radhës nga Enca: Injorantë, keni zgjedhur të jeni personazhe publike… (FOTO)

Lori Hoxha është një nga vajzat më të ndjekura në Shqipëri e një nga personazhet për të cilën shkruhet shumë në portale. Mediat kanë marrëdhënie të mirë me të ama shpesh Lori ka rezervat e veta për disa prej tyre. Një artikull i një portali nuk i ka pëlqyer aspak Lorit. Jo, nuk bëhet fjalë për një shkrim për Lorin por për një kritikë që një gazetare ka bërë për këmbët e Afërdita Dreshajt e cila momentalisht është duke mbajtur festën e saj të beqarisë.

“Një foto e fundit e postuar nga koka tek këmbët na i kujtoi. Të gjata dhe pak si çun. Madje po të mos kishim parë fytyrën do mendonim se është një djalë. Dhe ç`është më e keqja s`ka palestër në botë e ushtrim që të rregullon formën e kockës së këmbës, po pak rëndësi ka.”,- kanë qenë pikërisht këto fjalë të shkrimit që kanë bërë që Lori të reagojë në një shkrim në Instastory-in e saj.

Por çuditërish pas reagimit të Lorit lidhur me këtë temë dhe lajmeve që tregojnë se ajo ka reaguar ndaj portalit, na bëri përshtypje shumë një story në Instagram e Encës.

“Vetë zgjodhi të jetë personazh publik, çfarëdo ti thonë/bëjnë, e ka zgjedhur vetë

-Injorantët e 2018

P.s. Asgjë ska të bëjë personalisht me mua, jam pak e nervozuar me të prapambeturit”, shkruan Enca në foton e postuar në Instagram Story.

Ta ketë me reagimin e Lori Hoxhës së cilës nuk i pëlqeu që vetë femrat ulin dhe shajnë femrat, apo thjesht Enca do të tregoj që si personazh publik që është, ajo pranon çdo kritik dhe nuk i bën fare përshtypje, sepse fundja ashtu ka zgjedhur të jetë./AlpeNews.al/