Dua Lipa së shpejti feston ditëlindjen/ Fansat përgatisin surprizën e madhe për këngëtaren (FOTO) – AlpeGossip
Dua Lipa së shpejti feston ditëlindjen/ Fansat përgatisin surprizën e madhe për këngëtaren (FOTO)

Dua Lipa së shpejti feston ditëlindjen/ Fansat përgatisin surprizën e madhe për këngëtaren (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa së shpejti do të festojë ditëlindjen e saj. Më 22 gusht ajo feston ditëlindjen e 23-të dhe fansat e saj i kanë filluar përgatitjet që tani për t’ia shndërruar këtë në një ndër ditët më të bukura të saj.

Nëpërmjet disa postimeve në Instastory Dua na ka treguar se ajo ka arritur të zbulojë surprizën e parë të fansave të saj dhe ndihet mjaft e lumtur.

“Në më pak se një muaj Dua feston ditëlindjen e 23-të dhe disa nga miqtë e mi dhe unë ju kërkojmë për të filluar një fushatë për të mbledhur para për ‘Sunny Hill Foundation’ në nder të ditëlindjes së Dua-s. Fillon në 30 korrik dhe përfundon në 22 gusht dhe ju mund të ndihmoni duke dhuruar për këtë kauzë të madhe”, shkruhet në një postim të bërë nga njëri prej fansave të Dua-s.

Këngëtarja shqiptare është ndjerë shumë e emocionuar nga ky gjest.

“Kam fansat me të mirë në botë. Të mrekullueshëm dhe zemërmirë! Vijë së bashku për të mbështetur diçka kaq afër zemrës sime dhe shtëpisë sime, ne jemi aq me fat për të gjithë këtë dashuri nga e gjithë bota”, shkruan Dua sipër postimit të saj në Instastory.

“Sunny Hill Foundation” është një fondacion i themeluar nga Dua Lipa dhe babai i saj, për të mbledhur ndihma për t’iu ardhur në ndihmë të rinjve nga Kosova. Ky veprim e ka bërë Dua-n të ndihet mjaft e lumtur që fansat nga e gjithë bota po mendojnë edhe për origjinën e saj.