Tashmë ata janë një ndër çiftet më të përfolur në showbizz dhe kjo për faktin se presin të vij në jetë së shpejti fëmija i tyre i parë.
Shpesh në daljet publike i shikojmë të jenë të pandarë nga njëri-tjetri ndërsa ka qenë Mozzik i cili ka shpërndarë një foto së bashku me partneren e tij ku ka shkruar: “Ne nuk erdhëm në këtë botë për t’u frikësuar nga e ardhmja. Kemi ardhur për t’a krijuar atë”.
Këto fjalë që të mbushin me shpresë mesa duket i kanë pëlqyer shumë bukuroshes Loredana e cila i ka shkruar këtë koment publik Mozzik-ut: “Ta hangsha zemrën”.
Bravo Mozzik! Loredana duhet të ndihet me fat që ka një partner si ty kaq romantik që të mbush me shpresë.