DALJE E RRALLË/ Shiheni sa janë rritur fëmijët e Altin Bashës (FOTO) – AlpeGossip
DALJE E RRALLË/ Shiheni sa janë rritur fëmijët e Altin Bashës (FOTO)

DALJE E RRALLË/ Shiheni sa janë rritur fëmijët e Altin Bashës (FOTO)

Si regjisori i një prej spektakleve më të suksesshëm të humorit, puna e tij është pas skenës, e duket se edhe jetën private Altin Basha ka preferuar ta mbajë larg ‘prozhektorëve’.

Daljet publike dhe intervistat nëpër media të ndryshme për Altinin dhe bashkëshorten Ilirjana janë të rralla.

Megjithatë çifti i njohur, si rrallë janë shfaqur publikisht së bashku me dy fëmijët më të rritur në premierën e filmit “2 gisht mjaltë”. Ëngjëllushja dhe Erblini, ndonëse kanë prindër të famshëm, nuk janë aspak figura publike, ndaj edhe kjo paraqitje e tyre në këtë event ishte tejet surprizuese, edhe për faktin se ata janë rritur shumë.

Duket se formula se djemtë ngjajnë më shumë nga mami e vajzat nga babi, në familjen Basha vërtetohet më së miri.

Altin dhe Ilirjana Basha kanë edhe një djalë më të vogël, të quajtur Rron, i cili ende nuk është rritur aq sa për të marrë pjesë në evente.