PO PËRGATIT VIDEOKLIPIN MË TË FUNDIT/ Enca poston FOTOT sensuale nga xhirimet – AlpeGossip
PO PËRGATIT VIDEOKLIPIN MË TË FUNDIT/ Enca poston FOTOT sensuale nga xhirimet

PO PËRGATIT VIDEOKLIPIN MË TË FUNDIT/ Enca poston FOTOT sensuale nga xhirimet

Prej kohësh, këngëtarja ka njoftuar se do të sjellë këngë të re.

“Ndoshta” titullohet kënga e re e Encës. Ajo i tregoi fansave një fragment nga kënga duke i pyetur a duan publikimin e plotë. Kështu, bukuroshja nis 2021-shin me një këngë që ajo vetë beson se do të jetë hit. Një ndër veshjet e videoklipit është fustani me motive florale dhe me flokët e drejtë, identifikuese të saj. Ajo nuk ka zbuluar më shumë nëse do të jetë e vetme apo do të ketë dhe modelë siç e ka zakon në videot e këngëve që publikon.

Në fakt, Enca ka thënë se ka disa surpriza për publikun. Para pak ditësh, në një video live me Bebe Rexhën, të dyja hodhën idenë e një bashkëpunimi.
Enca i propozoi Bebes të bëjnë një këngë së bashku dhe Bebe përgjigjet e entuziazmuar: Le ta bëjmë!
Enca: Do të isha shumë e lumtur
Bebe: Duhet të jetë një këngë më ritme shqiptare
Enca: Mund të fillojmë, kam diçka në mendje. Sa njerëz do e kishin pasur qejf një bashkëpunim Bebe-Enca?