OBORR I MADH DHE DHOMË FISKULTURE/ Njihuni me ambientet luksoze të shtëpisë së Alketa Vejsiut (FOTO) – AlpeGossip
OBORR I MADH DHE DHOMË FISKULTURE/ Njihuni me ambientet luksoze të shtëpisë së Alketa Vejsiut (FOTO)

OBORR I MADH DHE DHOMË FISKULTURE/ Njihuni me ambientet luksoze të shtëpisë së Alketa Vejsiut (FOTO)

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është padiskutim imazhi më jetëgjatë i televizioneve shqiptare. Kjo për faktin se elokuenca e saj dhe aftësia për të sjellë gjëra të bukura në skenë, ka ditur si të mbërthejë vëmendjen e publikut.

Mesa kemi vënë re, Alketa është natyrë që rrallëherë flet për jetën personale, dhe me fotot është gjithnjë e kujdesshme. Por ditën e sotme ajo na ka njohur me faktin se shpesh bën vrap në kodrat e liqenit. Përpos vrapit Alketa ka publikuar edhe video ku duket duke bërë joga.

Në videot e saj shihet fare qartë ambienti i shtëpisë së moderatores së njohur, ku mund të dallohet një oborr i madh si dhe vendi i posaçëm për praktikimin e sporteve.

Jo më kot Alketa Vejsiu është gjithnjë në super formë dhe mjaft e kuruar në imazh. Ajo zgjedh të praktikohet në shtëpi dhe jo në palestrat e Tiranës, çka i duket më e leverdisshme.