Pasi hodhi videon ku ra nga shkallët, Klaudia Pepën e MASAKROJNË: Je bërë si striptiste, ky nuk... (FOTO) - AlpeGossip
Pasi hodhi videon ku ra nga shkallët, Klaudia Pepën e MASAKROJNË: Je bërë si striptiste, ky nuk… (FOTO)

Pasi hodhi videon ku ra nga shkallët, Klaudia Pepën e MASAKROJNË: Je bërë si striptiste, ky nuk… (FOTO)

Jemi mësuar me pozat provokuese të Klaudias, ashtu dhe me guximin e saj për të sjellë diçka ndryshe. Një ndër fotot e saj nudo fitoi pak javë më parë një ndër çmimet më të rëndësishme në Paris, ndërsa komentuesit duket se nuk kanë të ndalur lidhur me kritikat dhe ofendimet kundrejt balerinës. Nga ana tjetër, Klaudia nuk është ndalur së publikuari imazhe sensuale.

Këtë herë, Pepa ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet duke kërcyer nën tingujt e një prej këngëve latine të Jennifer Lopez. Teksa ngjit shkallët, balerina nuk ka harruar të provokojë me lëvizjet plot feminitet, edhe pse fundi nuk ka qenë ai që pritej…Klaudia e mbyll kërcimin me një rrëzim spektakolar nga njëra shkallë, tek tjetra. Kjo, ka shkaktuar humor për një pjesë, por shumica e kanë patur mendjen diku gjetkë.

Me ofendime e fjalë fyese, disa nga përdoruesit nuk kanë harruar t’i kujtojnë Pepës se sipas tyre, këto nuk janë lëvizje të një balerine. Madje, ka patur dhe nga ata që e kanë krahasuar performancën e Klaudias me kërcime stpriptizmi e të tjera etiketime të ngjashme. Po ju, si mendoni?