“NDIHEM MË SHUMË SE E BEKUAR”/ Revoltohet Meri pas mbarimit të “Love Storyt”: Lërini njerëzit… – AlpeGossip
“NDIHEM MË SHUMË SE E BEKUAR”/ Revoltohet Meri pas mbarimit të “Love Storyt”: Lërini njerëzit…

“NDIHEM MË SHUMË SE E BEKUAR”/ Revoltohet Meri pas mbarimit të “Love Storyt”: Lërini njerëzit…

“Love Story” u finalizua mbrëmjen e së hënës me një çift, Saimir-Meri. “Princi modern” zgjodhi vajzën nga Elbasani si partneren e tij dhe që në fillim ishte shprehur se kishte më shumë se një pëlqim ndaj saj. Mirëpo pasi Meri u zgjodh si e preferuara e tij, në disa media rozë u publikua një lajm, i cili e ka bërë Merin të revoltohet.

Në lajmin në fjalë shkruhej se Meri vjen nga komuniteti rom dhe se gjyshja e saj është magjistare shumë e njohur në Elbasan. Kështu u ngritën aludimet se Meri e ka fituar zemrën e Saimirit përmes magjive të gjyshes së saj. Por siç mund të merrej me mend, ky lajm nuk është i vërtetë dhe Meri ka treguar madje se gjyshja e saj është ndarë nga jeta prej vitesh.

Ajo është shprehur se që në fillim të rrugëtimit në “Love Story” shumë persona kanë dashur t’i bëjnë keq, që ajo të hiqte dorë dhe sulmet ndaj saj duket se nuk kanë fund as pas përfundimit të programit. Meri ju ka kërkuar e revoltuar që ta lënë atë dhe gjithë njerëzit e saj të qetë.

“Te dashur mbeshtetes dhe ndjekes te faqes sime! Ju falenderoj pamase per fjalet e ngrohta dhe inkurajimin qe me keni dhene gjate gjithe rrugetimit tim ne Love Story. Teksa momentet e bukura jane shfaqur ne ekran, gjate kesaj eksperience kam provuar edhe sulme dhe intriga nga me djallezoret, qellimi i te cilave ishin qe une te terhiqesha nga Love Story. Une nuk u theva dhe fale jush ja dola, te shkoja deri ne fund. Sa i perket zgjedhjes, ai ishte vendim i Saimirit! Dhe une e deshiroja! Jam e lumtur, qe dola nga ky shoë me Saimirin ne krah! Ndihem me shume se e bekuar! Por, edhe sot, ndersa cdo gje duket se eshte ne vendin e vete, perseri sulmet nuk kane ndalur ndaj meje… Pas shpifjeve per ngjyren e lekures, – sot u moren dhe me gjyshen time te ndjere! Lerini njerezit ne paqe! Te gjithe ata qe me njohin ne Elbasan dine gjithcka per origjinen, traditen dhe familjen time te respektuar ge kam! Gjithashtu jane munduar edhe te spekulojne me shoket dhe miqte e mi duke perdorur foto te marra nga profili im! Deri me tani jam treguar shume e vertete dhe ashtu do jem gjithnje! Faleminderit dhe Zoti ju bekofte!”, shkruan Meri.