“NJË MIJË FJALË, NJË MIJË PUTHJE…”/ Marsela Çibukaj me këtë VIDEO i bën dedikimin më të bukur partnerit të saj – AlpeGossip
“NJË MIJË FJALË, NJË MIJË PUTHJE…”/ Marsela Çibukaj me këtë VIDEO i bën dedikimin më të bukur partnerit të saj

“NJË MIJË FJALË, NJË MIJË PUTHJE…”/ Marsela Çibukaj me këtë VIDEO i bën dedikimin më të bukur partnerit të saj

Partneri i Marsela Çibukaj, këngëtari Vitmar Basha, feston ditëlindjen. Me këtë rast të veçantë këngëtarja i ka bërë një super dedikim Vitmarit në rrjete sociale. Ajo ka ndarë një video me momentet më të bukura nga festa e ditëlindjes së këngëtarit, në të cilën ta shihen në momentet e tyre më intime, duke shkëmbyer disa puthje shumë pasionante.

“Një mijë fjalë, një mijë puthje nuk do mjaftonin për të të treguar sa dashni ka kjo zemra ime për ty, për ty që je gjithçka për mua. @vitmarbasha. Gëzuar ditëlindjen o shpirt i bukur dhe i rrallë. Të dua pafund”, shkruan Marsela në urimin e saj për Vitmarin.

Vitin që lamë pas dyshja kishin menduar që të martoheshin, mirëpo planet e tyre ndryshuan krejtësisht për shkak të pandemisë. Megjithatë plani i tyre për martesë qëndron ende dhe ne mezi po presim t’i shoshim ata të dy si nuse e dhëndër.

Në fund të 2020-tës, Marsela shprehu hapur dëshirën që këtë vit të bëhet nënë për herë të parë. Ajo tha se pret me padurim të mbajë një bebush në krahë dhe ndoshta deri në fund të këtij viti Marsela dhe Vitmari mund të krijojnë një familje të bukur së bashku.

Kujtojmë se çifti kanë gati 8 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një emision.

VIDEO

“Jemi njohur para 8 vitesh, Marsela drejtonte një emision, ishte thjesht diçka aty, pastaj unë e kam parë te “The Voice”. Në mars të 2018 unë bëra hapin që fillova duke e kërkuar. U takuam në një lokal, më pëlqeu si ishte veshur. Dolëm për kafe dhe më pas filluam të shkruheshim”, ka treguar Vitmari.