SKENA EPIKE E FJOLLA MORINËS/ Risjell këngën e Parashqevi Simakut dhe as nuk e njeh fare (VIDEO) – AlpeGossip
SKENA EPIKE E FJOLLA MORINËS/ Risjell këngën e Parashqevi Simakut dhe as nuk e njeh fare (VIDEO)

SKENA EPIKE E FJOLLA MORINËS/ Risjell këngën e Parashqevi Simakut dhe as nuk e njeh fare (VIDEO)

“Fustani” është kënga më e re që ka publikuar këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina në bashkëpunim me këngëtarin Mani.

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”, Fjolla i la të gjithë me gojë hapur, teksa kishte mungesë informacioni se nga ku e kishte marrë refrenin e këngës. Me siguri që të paktën një herë në jetë duhet ta keni dëgjuar këngën e Parashqevi Simakut, “Fustanin që ta solla mbrëmë” ose duhet të keni dëgjuar të flitet për të!

Duket se Fjolla Morina, jo vetëm që nuk e ka dëgjuar, ama nuk kishte asnjë informacion për këngëtaren.

“Kur ma propozuan këngën e kam dëgju dhe më pëlqeu teksti.” – tha Fjolla Morina.

Menjëherë ndërhyri moderatorja Rudina Magjistari, e cila i rikujtoi se kjo është këngë, është e kënduar nga Parashqevi Simaku, madje ia solli ta dëgjonte në studio.

“Se kam dit fiks se kush e këndon! Të falenderoj që e solle në insert” – u shpreh këngëtarja Fjolla Morina.

Ç’ti themi tani Fjollës, përveçse të kërkojë informacione përpara se të ndërmarrë një projekt në të ardhmen!

Forca Fjolla, herën tjetër mos na zhgënje!