Ndryshime të mëdha ndodhin në jetën e një çifti pas kalimit në një tjetër fazë-martesë ose bashkëjetesë. Fillojnë përgjegjësitë e përbashkëta, detyrimet, zënka për punët e shtëpisë etj. Mirëpo edhe seksi pëson disa ndryshime.
Kur jetonit me shokët e dhomës, ose kur ndodhte ndonjë takim i rastësishëm, menjëherë përfitonit nga fakti që dhoma ishte bosh, dhe zhvisheshit menjëherë. Tani jo. Nevoja nuk është aq urgjente; njëri zhvishet, kontrollon ndërkohë telefonin, sheh veten në pasqyrë, tjetri sistemon ndonjë gjë, shtrihet. Me qetësi dhe “indiferencë”.
S’ka më rëndësi nëse ai nuk ishte “WOW” (ka ditë plot). Ju keni bërë një pakt për të qëndruar së bashku (me shpresë) përgjithmonë. Edhe nëse seksi nuk ishte ai që prisnit, s’e vrisni mendjen, pasi presioni për t’u dukur mirë nuk është aq i mash sa në fillim. Vetëm bëni mirë të mos e teproni!
Ju kujtohet kur në fillim të lidhjes seksin oral e bënit me radhë? Martesa/bashkëjetesa ka mirëkuptim njerëz. Është njësoj si rasti ku miku të paguan drekën, me marrëveshje të fshehtë ti ke detyrimin herën tjetër.
Në fillimet tuaja, ju e shihnit partnerin lakuriq vetëm kur bëhej fjalë për seksin. Por tani e shihni të zhveshur pothuajse çdo ditë, ndaj nuk ju bën më përshtypje. Kjo nuk do të thotë që nuk ka më eksitim kur jeni pa rroba, por thjesht lakuriqësia bëhet e zakonshme.
Burimi: Cosmopolitan