E vërteta e sherrit me moderatoret e “Thumb”, Rovena Stefa rrëfen si u mbyll gjyqi: Më thanë… – AlpeGossip
E vërteta e sherrit me moderatoret e “Thumb”, Rovena Stefa rrëfen si u mbyll gjyqi: Më thanë…

E vërteta e sherrit me moderatoret e “Thumb”, Rovena Stefa rrëfen si u mbyll gjyqi: Më thanë…

Para disa kohësh, këngëtarja Rovena Stefa hapi një gjyq për thumbueset shqiptare për komentet që kishin bërë rreth skenave në klipin “Malli.”

Seancat gjyqësore kanë përfunduar dhe nuk ka më zënka, por Rovena ka zbuluar të vërtetën në emisionin “BOOM”, ku rrëfeu se i kanë kërkuar falje dhe shkaktoi mbylljen e gjyqit.

Pjesë nga biseda

Rovena Stefa: Kur isha te Danci, isha cdo ditë në Klan dhe bukuroshja simpatike Nora Gega tha Roi që në sezonin e parë të tyre të jesh e ftuar ti. Unë e mbaj mend dhe përplasja jonë te Cani ka qenë një formë e dëshirës së tyre për tu pajtuar, ndërkohë kishte filluar gjyqi. E kuptova se edhe pse erdhën të përballeshin, thonin cfarë kemi bërë ne.

Rozana Radi: Erdhën ato të takuan? Të kërkuan falje?

Rovena Stefa: Po. Është një lloj forme që nuk kemi pasur dicka. Aulona tha Rovi kjo e ka fajin se unë ty të dua që fëmijë. Mua më mjaftoi kjo dhe u kënaqa.