Blendi Fevziu publikon FOTON e pushimeve nga Jordania, nuk ngurron të tregojë shpenzimet – AlpeGossip
Blendi Fevziu publikon FOTON e pushimeve nga Jordania, nuk ngurron të tregojë shpenzimet

Blendi Fevziu publikon FOTON e pushimeve nga Jordania, nuk ngurron të tregojë shpenzimet

Moderatori i njohur i emisionit Opinion, Blendi Fevziu është bërë nostalgjik dhe ka publikuar një foto nga pushimet e dy viteve më parë.

“Petra, Jordani 2016”, shkruan Fevziu në foton ku shihet teksa ka pozuar me një nga pasuritë më të mëdha arkeologjike në botë në sfond.

Por ato që në tërhëur vëmendjen e fansave të tij janë shpenzimet e udhëtimit. I interesuar për të bërë këtë udhëtim, një komentues e pyet Blendin:

“Ajo që më intereson janë shpenzimet përafërsisht sa është të qëndrosh në Petra për vizitë”

Ndërkohë që Fevziu ia kthen: “Është problem viza. Shpenzimet janë fare modeste. Më lirë se në Shqipëri.

“Kam dëgjuar që viza për shqiptarët merret në aeroport….”, e pyet një tjetër.

“Jo. Për Jordani jo. Dhe e kanë shumë të vështirë. Merret në Athinë”, u shuan kuriozitetin gazetari komentuesve.