Sot është mbrëmja finale e ‘The Voice Kids Albania’. Sigurisht të emocionuar nuk janë vetëm fëmijët, por edhe paneli i jurisë, pasi vetëm një prej tyre do të shpallet fituesi.
Në fillim të mbrëmjes, moderatori Ledion Liço iu drejtua Aleksandër Gjokës dhe publikut duke i thënë se ishte habitur sa shumë e duan fëmijët këngëtarin.
Gjatë bisedës, në një moment Aleksandri e paralelizoi veten me Beethoven-in dhe pse shtoi se nuk e krahason veten me gjenialitetin e tij.
Gjthsesi qëllimi ishte diku tjetër. Fizikisht, gjigandi i muzikës sonë duket se ngjason shumë me kompozitorin famoz.
Shumë më tepër, në këtë foto. Flokët e gjatë dhe të lirshëm, vetullat dhe po e njëjta strukturë fytyre. Ndryshimi i vetëm në foton më poshtë është se Gjoka po buzëqesh, ndërsa muzikanti gjerman duket paksa i ngrysur.
Nëse më parë na kishte shpëtuar kjo, ka ndodhur me siguri sepse këngëtarin shqiptar e shohim zakonisht me syve, kapele dhe flokë të mbledhura pas.