THA QË FEMRAT NUK MUND TË BËJNË REP/ Dafina ka 2 fjalë për deklaratën e Ledrit – AlpeGossip
THA QË FEMRAT NUK MUND TË BËJNË REP/ Dafina ka 2 fjalë për deklaratën e Ledrit

THA QË FEMRAT NUK MUND TË BËJNË REP/ Dafina ka 2 fjalë për deklaratën e Ledrit

Deklarata e reperit Ledri Vula gjatë emisionit “NIN”, ku u shpreh se “Edhe femrat ja kanë nis me repovatë, diçka s’o n’rregull”, shkaktoi debat të madh në media.

Nëpërmjet një statusi në Instastory, ai e sqaroi deklaratën e tij, duke treguar se ishte munduar të thonte që femrat nuk po përdorin fjalorin e duhur në rep dhe se nëse do të kishte diçka me reperet femra, nuk do të bashkëpunonte kurrë me Taynën.

Pas deklaratës së bujshme të Ledrit, ish-partnerja e tij, Dafina Zeqiri, ka reaguar në një status në Instastory, ku shprehet se i mbështet plotësisht reperet femra dhe lë të kuptohet që nuk është aspak dakort me fjalët e Ledrit.

“Mu m’vjen mirë që po ka femra repere që nuk shfajlsohen, se ka pas një mungesë shumë të madhe. Jena msu me ngu muzikë anglisht ku gjithmonë ka pas hip hop/ rep, femra/ meshkuj. Po te na? Jo. Jena kon shumë pak veta, t’flas për veti që e kena bo/ dhe e bojna për qef!

Dua thjesht ti them mikeshave të mia repere shqiptare: Rreponi! Bëni qejf! Ka konkurencë sa të duash (sidomos djemtë). Mos e poshtoni njëri-tjetrin se na duhet njëri-tjetri.”- shkruan Dafina në postim.