PO U JEP MËSIM…/ Apeli i kryebashkiakut: Më ndihmoni që të gjej pastruesen misterioze – AlpeGossip
PO U JEP MËSIM…/ Apeli i kryebashkiakut: Më ndihmoni që të gjej pastruesen misterioze

PO U JEP MËSIM…/ Apeli i kryebashkiakut: Më ndihmoni që të gjej pastruesen misterioze

Një grua që vjen rrotull prej ditësh rrugëve të Pesaro, në Itali me fshesë në dorë, për të pastruar rrugën nga bishtat e cigareve dhe mbeturinat.

Në qytetin italian kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe gjetjen e pastrueses misterioze.

Kryebashkiaku i Pesaro, Matteo Ricci, bën një postim në Facebook dhe teksa publikon fotografitë e gruas shkruan, “Më ndihmoni që ta gjej”.

Ai vlerëson gjestin e gruas, ndërsa premton se sapo të identifikohet do të vlerësohet nga bashkia, shkruan noa.al.

“Nuk e di nëse është italiane apo e huaj, por di me siguri që po u jep një mësim të gjithëve. Ndjesia civile është e rëndësishme për të masur gjithmonë një qytet të bukur dhe të pastër. Ndryshimi nis nga gjërat e vogla që bëhen nga njerëz të mëdhenj”, shkruan Ricci. /a.y/noa.al