THYHET MITI/ Në këtë pikë as femrat dhe as meshkujt s’ia thonë fare për punë – AlpeGossip
THYHET MITI/ Në këtë pikë as femrat dhe as meshkujt s’ia thonë fare për punë

THYHET MITI/ Në këtë pikë as femrat dhe as meshkujt s’ia thonë fare për punë

Stereotipi se gratë janë më të mira se meshkujt në kryerjen e punëve dhe detyrave të ndryshme njëkohësisht, më në fund është hedhur poshtë.

Për vite të tëra kemi besuar në mitin se gratë mund të kryejnë më shumë se një detyrë apo veprimtari, në të njëjtën kohë më mirë se seksi i kundërt.

Megjithatë, një studim i ri i kryer në Universitetin e Bergenit, ka dëshmuar se nuk ka dallim të rëndësishëm mes gjinive në aftësinë për të bërë shumë punë .

Përmes një studimi nga “Harvard Business Review”, shkencëtarët donin të gjenin një detyrë të vetme të vlefshme për të vlerësuar nëse ka dallime gjinore në kryerjen e punëve të ndryshme.

Secilit pjesëmarrës në studim iu kërkua të përgatiste një dhomë për një takim duke vendosur karrige, lapsa dhe pije në vendin e duhur, ndërsa njëkohësisht hasnin shpërqendrime, si një telefonatë që do t’u jepte udhëzime të mëtejshme për të kujtuar.

Studimi arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë dallim midis burrave dhe grave në aspektin e aftësive dhe bërjes së shumë detyrave njëkohësisht.