“ËSHTË PROFESIONIST”/ Sara Hoxha për moderimin e BBV: Ledioni është më i miri – AlpeGossip
“ËSHTË PROFESIONIST”/ Sara Hoxha për moderimin e BBV: Ledioni është më i miri

“ËSHTË PROFESIONIST”/ Sara Hoxha për moderimin e BBV: Ledioni është më i miri

Sara Hoxha ka konfirmuar se Ledion Liço do jetë në moderim të Big Brother VIP 3.

E ftuar në një intervistë për “Më lër të flas”, producentja u shpreh se Ledioni di shumë mirë të mbajë programe televizive si Big Brother prandaj u zgjodh ai për ta moderuar.

“Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën. E dija që nuk do e refuzonte, për shkak të dashurisë që ka për Top Channel dhe të bërit televizion në pergjithësi…Ai di shumë mirë të mbaje programe televizive mbi 4 orë siç është Big Brother”, tha Sara.