“JAM KARANTINUAR…”/ Rozana Radi rezulton pozitive me COVID-19: Po marr mjekimin e nevojshem… – AlpeGossip
“JAM KARANTINUAR…”/ Rozana Radi rezulton pozitive me COVID-19: Po marr mjekimin e nevojshem…

“JAM KARANTINUAR…”/ Rozana Radi rezulton pozitive me COVID-19: Po marr mjekimin e nevojshem…

Numri i personazheve që preken nga Covid-19 shtohet dita ditës. Së fundmi edhe Rozana Radi është konfirmuar pozitive dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë ajo. Rozana ka treguar se ka kryer dy teste dhe në të parin ka rezultuar negativ, ndërsa në të dytin pozitive.

Ajo shprehet se për momentin është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe se shpreson që gjithçka të shkojë mirë deri në fund.

Pas nje rezultati Negativ riperserita tamponin dhe…. POZITIV . Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshem duke u konsultuar me mjekun e familjes.

Per momentin jam ne gjendje te qendrueshme shpresojme te shkoj gjithcka mire!”, ka shkruar Radi.

Ndërkohë pak ditë më parë kolegia e saj e emisionit “Boom”, Fiori Dardha, po ashtu rezultoi pozitive. Edhe ajo është izoluar në shtëpi prej ditësh dhe vendin e saj në emision e zuri Erion Korini. Ndërsa tashmë nuk dihet se çfarë do të ndodhë me “Boom”, duke qenë se të dyja moderatoret janë të infektuara e duhet të qëndrojnë për të paktën 2 javë të karantinuara.