E rrahu dhe e ofendoj/ REAGON Bleta Gashi: “STOP nuk e kuptoj sesi…”(FOTO) – AlpeGossip
E rrahu dhe e ofendoj/ REAGON Bleta Gashi: “STOP nuk e kuptoj sesi…”(FOTO)

E rrahu dhe e ofendoj/ REAGON Bleta Gashi: “STOP nuk e kuptoj sesi…”(FOTO)

Këngëtarja e njohur Baby G ditën e sotme mori vëmendjen e të gjitha mediave pas publikimit të disa fotove ku tregonte se ishte dhunuar nga nja vajzë e quajtur Bleta Gashi. Sipas saj vajza në fjalë e kishte sulmuar së bashku me 3 persona të tjerë dhe ajo përfundoi në spital me plagë të ndryshme në fytyrë dhe trup.
“Më dërguan në spital pasi u sulmova nga @Iambletagashi, e cila më sulmoi me 3 persona të tjerë me të cilët ishte. Jam shumë e zemëruar që kjo më ndodhi mua dhe dua ta ndaj historinë time me të gjitha vajzat e reja.”, tregoi ajo në postimin e saj.

Ndërkohë për këtë sulm ka reaguar edhe vetë Bleta, e cila në një postim në instastory ka shpërthyer kundër këngëtares shqiptare, duke e quajtur atë gënjeshtare.

’Nuk dua të flas shumë për këtë person. Të gjithë e dinë që është një aktore shumë e mirë. E vërteta do të mësohet shumë shpejt. Ti mund ti gënjesh të gjithë por Zotin e kemi çdokund. Stop,, nuk mund ta kuptoj se si njerëzit gënjejnë dhe shtiren si viktima. Se kam goditur asnjëherë dikë që nuk ka tentuar të më godas e para. Gënjeshtare e keqe. S’kam pse të jem xheloze ndaj teje. Je e pasjellshme përpara meje dhe familjes sime dhe në rrjete sociale sillesh si viktimë’’, ka shkruar ajo.