Performanca e këngëtarit grek, Notis Sfakianakis, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ishte një nga ngjarjet më të komentuara në vendin tonë dhe hapi shumë debat disa ditë më parë. Megjithëse u bënë thirrje për bojkot, shqiptarët u mblodhën në radhë për të dëgjuar këngët e tij.
Mirëpo, me siguri të gjithë ishit kuriozë të zbulonit shifrën që këngëtari grek ka marrë për të performuar tek ne. Këtë e zbuloi mbrëmjen e kaluar gazetari Arian Çani, gjatë emisionit të tij Zonë e lire.
“E di sa mori Sfakianakis? 80 mijë euro, të cilat nuk janë pak për një katund si i yni”- i tha Çani këngëtares Anxhela Peristeri, e cila ishte e ftuar në emision, duke zbuluar për të gjithë shifrën marramendëse që Sfakianakis kishte marrë për performancën tek ne.