PO SHKATËRROHET FAMILJA, JANË NDËRRUAR ROLET/ Olta Gixhari e urren barazinë gjinore (FOTO) – AlpeGossip
PO SHKATËRROHET FAMILJA, JANË NDËRRUAR ROLET/ Olta Gixhari e urren barazinë gjinore (FOTO)

PO SHKATËRROHET FAMILJA, JANË NDËRRUAR ROLET/ Olta Gixhari e urren barazinë gjinore (FOTO)

Olta Gixhari e urren barazinë gjinore dhe ka argumente të forta për këtë! E ftuar në “Thumb” aktorja u pyet nëse është ajo që e bën hapin e para kur vjen puna tek meshkujt.

“Jo, nuk e bëj unë hapin e para. Më pëlqen t’i respektoj pak ato rregullat. Unë e urrej barazinë gjinore. Sepse as nuk ka! Barazinë mes meshkujve dhe femrave e duam, por në fund lekët duam t’ja marrim bashkëshortëve.”- u shpreh Gixhari, e cila e shihte si shumë problem këtë çështje.
“Unë kam dëshirë të jem e varur prej tij në disa gjëra. Kam dëshirë të ndihem femër dhe ta bëj atë të ndihet mashkull. Nëse kemi 100% barazi gjinore, për çfarë do ta doja unë atë? Po shkatërrohet familja, nuk po kuptojmë më kush është burri dhe kush gruaja. Janë ndërruar rolet!”

Përveç kësaj, Olta ishte shumë e hapur kur tha se ende nuk e ka gjetur shpirtin e saj binjak, por gjithsesi vazhdon të besojë tek dashuria e vërtetë.