“BEATRIX E DINTE SHUMË MIRË PËR LIDHJEN TIME”/ Kledi flet për herë të parë pas daljes nga BB VIP – AlpeGossip
“BEATRIX E DINTE SHUMË MIRË PËR LIDHJEN TIME”/ Kledi flet për herë të parë pas daljes nga BB VIP

“BEATRIX E DINTE SHUMË MIRË PËR LIDHJEN TIME”/ Kledi flet për herë të parë pas daljes nga BB VIP

Banori i fundit që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri është Kledi Hysa, i cili ditën e sotme ka dhënë intervistën e parë pas daljes.

I ftuar në “Fun Club BB VIP”, Kledi sqaroi njëherë e mirë se çfarë ndodhi me Beatrix dhe çfarë ndodhi që ai tashmë nuk është brenda “Big Brother VIP”.

“Për një javë që u tha, për një shaka të pamenduar, dola që çdo gjë që bëri mirë Kledi u harrua. Jam njeri që nuk i tregoj shumë emocionet dhe aty ishte ndryshe. Aty brenda isha shumë emocional. Çdo herë që tregoja emocion ndihesha dhe më qetë.

“Beatrix e dinte shumë mirë për lidhjen time”/ Kledi

Kur bëra takimin me Beatrix ajo më pyeti kush ishte lidhja më e gjatë, ishte 5 dhe kam qenë 25 vjeç. Nuk më pyeti a je i lidhur. Ideja ishte për Beatrix. Ajo kishte kohë që të njihte banorët dhe lidhjen time e dinte shumë mirë.

Më tha e di kush je ti se të kam parë jashtë. A është lojë? Mbase është loja e saj. Çfarë më bën përshtypje është se kur e pyet se a e dinte që do të zgjidhte Kledi, ajo ka thënë isha “100 për qind i sigurt”.

Por unë nuk e dija, se kam marrëdhënia të mira me Arjolën dhe Beniadën. Por kur pashë gjendjen e saj, malli për familjen dhe se ishte e mërzitur, mora atë”, tha Kledi.