Një lajm i ëmbël vjen nga Andresa Ambrosio, të cilën jeni mësuar ta shohim çdo të diel përkrahë Ardit Gjebreas nëemisioni “E Diela Shqiptare”.
Bukuroshja është bërë nënë për herë të par, duke publikuar një foto të ëmbël në Instagram, teksa mban dorën e foshnjës. “Mi prendero cura di te” (Unë do të kujdesem për ty), është kënga në sfond.
Kujtojmë se Andresa e zbuloi lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël në kohën kur një telefonuese te Telebingo e pyeti “Mos je pak shtazënë?”, e në atë kohë Andresa është përgjigjur se po.
Ndërsa gjininë e foshnjës Andresa në e ka bërë të ditur te “Rudina”, kur e vendosur mes tullumbaceve blu e rozë, zbuloi se foshnja do të ishte një djalë.