STUDIMI/ Rreth 60% e të moshuarve abuzohen nga... - AlpeGossip
STUDIMI/ Rreth 60% e të moshuarve abuzohen nga…

STUDIMI/ Rreth 60% e të moshuarve abuzohen nga…

Sipas një studimi 56.4% e të moshuarve në Iran abuzohen. Në studim janë marrë 3.436 të moshuar iranian gjatë një periudhe dhjetëvjeçare nga viti 2005 deri në vitin 2015.

Hulumtimi u krye nga Maziyar Mollaee nga Shahid Beheshti, Universiteti i Shkencave Mjekësore.

Rezultatet treguan se abuzimi ishte i llojeve të ndryshme, përfshirë abuzimin emocional (30.7%), abuzimin psikologjik (25.4%), neglizhencën (25.1%), abuzimin financiar (19.7%), abuzimin fizik (13.1%) dhe braktisjen (11.7%).

Sipas hulumtimit abuzimi i të moshuarve është subjekt i lënë pas dore  dhe i nënvleftësuar, megjithatë, është mjaft i përhapur në shoqëri.

Ndërsa shkaqet kryesore se pse zbulimi i të moshuarve është i lartë në shoqëri sipas hulumtimit është se nuk ka një përkufizim të vetëm dhe të qartë të abuzimit, mos raportimi i incidenteve abuzive apo fshehja e tyre, mungesa e metodave dhe pajisjeve të duhura për një kujdes më të mirë ndaj të moshuarve, si dhe vështirësitë për grumbullimin e statistikave.