“TË DËNOHET ME LIGJ”/ Aktori i njohur kundër veprimit që i bëhet fëmijëve të vegjël – AlpeGossip
“TË DËNOHET ME LIGJ”/ Aktori i njohur kundër veprimit që i bëhet fëmijëve të vegjël

“TË DËNOHET ME LIGJ”/ Aktori i njohur kundër veprimit që i bëhet fëmijëve të vegjël

Me siguri të gjithë e kemi bërë në një moment të caktuar një veprim të tillë me fëmijët e vegjël, dhe na dukej shumë qejf.

Por Rusell Brand me sa duket nuk ndan të njëjtën mendim.

Komediani i njohur 43-vjeçar, gudulisjen e fëmijëve e cilëson si një veprim i cili duhet ndëshkuar me ligj pasi cënon privatësinë e tyre.

“Është një veprim që dëmton autonominë trupore të fëmijëve, duke shkelur të drejtën e tyre për privatësi dhe paqe. Do e gudulisje një të rritur? Do i fusje gishtërinjtë e tu në belin e tij apo nën sqetulla? Sigurisht që jo.”- ka rrëfyer ai.

Në një intervistë për “The Daily Star” aktori është shprehur se është penduar që ka gudulisur djalin e shokut të tij komedian David Baddiel’s.

Po ashtu, ai ka premtuar se nëse sheh dikë që gudulis vajzat e tij, Mabel dhe Peggy do e gjuajë në grusht, duke qenë se dhunojnë autonominë e trupit të tyre.

Ndër të tjera, Russell u shpreh se i përçmon njerëzit që i gudulisin fëmijët.

Aktori ka qenë kohët e fundit në qendër të kritikave pasi pranoi që nuk kishte kaluar kurrë 24 orë me fëmijët e tyre pasi nëna është më e përshtatshme për këtë rol.